Pjesa e parë e makinës, e cila dominohet nga grila e radiatorit e rrethuar nga katër dritat kryesore, është sinonim për argëtim dhe kënaqësi në udhëtim, ndërkohë që pjesa e pasme e makinës pesëdyershe flet qartë për prakticitetin e këtij modeli.
Dimensionet kompakte të Škoda Yeti-it ofrojnë një shkallë të lartë kontrolli dhe manovrueshmërie në qytet. Pamja e kësaj SUV të qëndrueshme, e cila theksohet më tepër nga mbrojtëset e gjëra të baltës si edhe shiritat mbrojtës të poshtëm në ngjyrë argjendi premtojnë një përvojë unike në terrene të vështira.
Së bashku me traversat e lyera, hapsira e xhamit të dritareve janë një element mbreslënës në dizajnin e kësaj makine. Tavani i xhamit me dy pjesë dhe me kontroll elektrik së bashku me shinat e tavanit simbolizojnë hapsirën dhe funksionalitetin tek Yeti.