Octavia Combi mbart të gjithë tiparet më të mira të paraardhësve si dhe lë hapsirë të mjaftueshme për përdorimin e teknologjive më të avancuara.
Sistemet progressive të sigurisë, por edhe elementët e sigurisë, materialet, vëmendja në detaje si edhe organizimi i hapsirës në brendësi, së bashku me shkallën e lartë të manovrueshmërisë, shtojnë më tepër ndjesinë e komoditetit dhe sigurisë.
Octavia e re Combi ofron tashmë një dizajn të ri edhe për timonët me tri dhe kater rreze. Radio dhe navigatori meritojnë gjithashtu tu kushtohet vëmendje. Kroskoti, me ekranin Maxi DOT dhe ndriçimin e bardhë në sfond mundëson një lexim të qartë dhe pa shpërqëndrim të të dhënave.
Octavia e re Combi ofron, gjithashtu, një gamë të gjërë motorësh të fuqishëm dhe ekonomik, si edhe një gamë të pasur kambiosh manual dhe automatike.